VLORE - Ura që të çon në manastirin e Zvërnecit në Nartë të Vlorës, është kthyer në një rrezik për këdo që kalon aty me dëshirën për të vizituar manastirin.
Pamjet e fokusura nga kamera e televizionit a1 Report nuk kanë nevojë për koment, teksa tregojnë qartë gjëndjen në të cilën ndodhet sot kjo urë, e cila prej 24 vitesh nuk njeh gjuhën e investimeve.
Struktura prej druri e urës është dëmtuar nga uji i kripur i detit, ndërsa disa turistë francezë falë guximit të tyre mundën të kalonin urën e të vizitonin Manastirin, por me siguri përpara se të rikthehen do të mendohen dy herë.
A1 Report e ka ngritur edhe më herët shqetësimin për këtë urë por instancat përgjegjësë, janë mjaftuar vetëm me vendosjen e një tabele që paraqet rrezikshmërinë e saj.
Manastri i Zvërnnecit është ndër destinacionet e preferuara nga turistet, por mungesa e urës ka bërë që ata të stepen para se ta vizitojnë këtë objekt.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO