100 rrënjët e asgjeuara ditën e sotme janë zbuluar në fshatin Lubonjë, të mbjella në dy parcela të ndryshme në një tokë me pronësi publike. Bimët narkotike, që kishin arritur një lartësi prej gati 2 metrash, u asgjesuan me djegie.
Policia e Qarkut Vlorë ka bërë me dije dhe se vetëm për periudhën Qershor-Shtator janë evidentuar dhe asgjesuar, në total, 41.407 rrënjë kanabis sativa. 39.845 rrënjë në zonën e Vlorës, 449 në Sarandë dhe 1.123 rrënjë në Delvinë.
Gjithashtu ndërsa ende vazhdon monitorimi dhe kontrolli në terren, autoritetet e Policisë të këtij qarku raportojnë se kanë deklaruar dhe referuar në Prokurori rreth 119 raste kultivimi të paligjshëm të bimëve narkotike.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)