Prerja pa kriter e pyjeve vijon të jetë një fenomen shqetësues në qarkun e Vlorës. Situata më problematike është zonën e njohur si ish -Poro, ku pyjet bien pre e individëve të ndryshëm që i presin për dru zjarri. 

Pamjet e fokusuara nga kamera e Televizionit A1 Report e dëshmojnë qartë një fakt të tillë. 

Problematika pranohet edhe nga kreu i drejtorisë së pyjores, Marjo Kalusi, i cili shton se po punohet për gjetjen e autorëve dhe prioritet mbetet ripyllëzimi i zonës.

“Zonë problematike në këto momente është zona ish –Poro. Në këtë zonë kemi informacion nga rojet mjedisore që ne kemi në këtë zonë për prerje nga persona të ndryshëm që presin pisha. Ne kemi monitoruar këtë periudhë sëbashku me ispektoriatin e pyjeve, me policin pyjore kemi bërë disa aksione në këtë zonë”, thotë Kalusi.

E njëjta situatë është edhe në pyllin e Sodës, ku përveç prerjes së pyjeve problem vijon të mbetet edhe niveli i lartë i ndotjes.




Redaksia Online
(shqiptarja.com)