VLORË - Janë zhdukur të dy nga Vlora në mënyra të ndryshme, nuk njihet paraprakisht se kanë pasur ndonjë lloj lidhjeje njëri me tjetrin, por janë gjetur sot të dy bashkë në Korçë. Ende mbetet mister largimi dhe bashkimi i pashpjeguar i Edmond Osmënajt, 57 vjeç dhe Gaqo Gjinit, 34 vjeç.
Situata ka marrë udhë dje (5 nëntor) për policinë, kur rreth orës 20:00, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është paraqitur shtetasja Violeta Osmënaj, banore e qytetit të Vlorës, e cila ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj, Edmond Tofik Osmënaj, 57 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Një ditë më pas, sot në orën 10:00, në Drejtorinë e Policisë së Vlorës është paraqitur shtetasi Kristaq Gjini, banues në Vlorë, vëllai i shtetasit Gaqo Jorgji Gjini, 34 vjeç, i cili ka denoncuar zhdukjen e këtij të fundit.
Menjëherë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë u bë shpallja në kërkim policor për të dy personat e deklaruar të humbur, u njoftuan Drejtoritë e Kufirit në Vlorë dhe Durrës.
Janë pyetur të afërmit e të humburve si dhe janë mbajtur kontakte me të gjitha burimet e informacionit, prej të cilave janë siguruar të dhëna lidhur me lëvizjet e të dy personave gjatë ditëve të fundit.
Nga verifikimet dhe kërkimet e bëra ka rezultuar se shtetasi Edmond Osmënaj është larguar nga Shqipëria në Itali nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Porti Vlorë me tragetin e linjës Vlorë Brindisi me datë 2 nëntor, ora 13:37, në mënyrë të rregullt. Sipas deklarimeve të bashkëshortes, ajo ka kontaktuar nëpërmjet telefonit për herë të fundit me Eduart Osmënaj ditën e hënë më datë 4 nëntor në orët e pasdites, gjatë kohës që ai ndodhej në Itali.
Pas këtij momenti familja nuk ka pasur kontakte me këtë shtetas. Ndërsa Gaqo Gjini sipas deklarimeve të vëllait të tij është larguar nga Radhima para tre ditësh duke u thënë familjarëve se do të dilte për peshkim. Nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me familjarë të tij.
Rreth mesditës së sotshme të datës 6 nëntor, familjarë të të dy personave të deklaruar të zhdukur (konkretisht vëllezërit e Edmond Osmënaj dhe Gaqo Gjini) kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Durrësit dhe atë të Vlorës duke thënë se të dy personat janë gjetur në rrethin e Korçës dhe se kërkonin që të tërhiqnin denoncimet për zhdukjen e tyre.
Pavarësisht pretendimit të këtyre personave, Policia e Shtetit nuk e ka hequr masën e kërkimit për Edmon Osmënaj dhe Gaqo Gjinin, masë e cila do të jetë në fuqi deri sa ata të paraqiten vetë apo të shoqërohen nga uniformat blu pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com