VLORË – Një zjarr ka rënë në katin e dhjetë të një pallati në zonën e skelës. Zjarri ka përfshirë katin e dhjetë tymi ka shpërthyer nga ballkoni.
 
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Vlorës, e cila ka neutralizuar zjarrin.
 
Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, por veç në material. Në fillim, zjarrin e kanë vënë re banoret e zonës, që kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen. Sipas tyre, në momentin që ka rënë zjarr, brenda në shtëpi nuk ka patur njerëz.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)