Vlora hap nesër sezonin turistik, çfarë pritet të ndodhë

E cilësuar si perla e rivierës shqiptare, Vlora çel më 10 maj zyrtarisht sezonin e ri turistik. Me një koncert të madh festiv mbrëmja e premte do të mbledhë në shesh këngetarët më të mirë të momentit, ndërsa nuk do të mungojnë aktivitet e shumta kulturore, artistike dhe sportive. Kryebashkiaku Dritan Leli, fton të gjithë qytetarët të mblidhen në shesh për të festuar hapjen e këtij sezoni.

"Jemi këtu që jemi mësuar ta quajmë dhe ta përjetojmë si vendi që mbledh të gjithë shqiptarët, të gjithë vlonjatët. I ftoj të gjithë të jenë këtu në shesh, të jenë prezent sa më shumë njerëz për të filluar sezonin turistik që besoj do të jetë më i mbarë dhe i suksesshëm se sezoni i kaluar dhe  absolutisht destinacioni turistik i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetë. Nesër do mbahet një koncert fantastik dhe do të jenë të ftuar shumë këngëtarë", tha Dritan Leli.

Vlora me brigjet e saj, Sazanin, Karaburunin, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, Llogoranë, monumentet, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin