Në një atmosferë festive dhe plot energji, Vlora çeli të shtunën sezonin turistik me moton “Val-ON”. Qyteti bregdetar u kthye në një skenë të hapur aktivitetesh, ku muzika, eventet dhe atmosfera verore mblodhën qytetarë të shumtë dhe turistë përgjatë fundjavës.
Kulmi i festës ishte mbrëmja koncertore e së shtunës, ku performuan emra të njohur të skenës shqiptare, duke e shndërruar Vlorën në një qendër të madhe argëtimi.
Kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mesini, deklaroi se qyteti është gati për një sezon turistik cilësor, ndërsa theksoi se kapacitetet akomoduese janë zgjeruar ndjeshëm. Sipas saj, Vlora disponon rreth 20 mijë shtretër akomodimi dhe pritshmëritë për këtë sezon janë të larta, ndërsa prenotimet kanë nisur me ritme pozitive.
Komente









