Vlora në flakë prej ditësh, prefekti Mamaj: Pas ndërhyrjes ajrore, zjarret u vunë në kontroll! Vatrat në Tragjas dhe Kuç të rrezikshme, vështirë të trajtohen prej terrenit

Prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj flet për situatën e zjarreve, ndërsa deklaron se në qarkun e Vlorës disa vatra janë të rrezikshme, si ajo në fshatin Tragjas, në Kuc por dhe Karaburun. Për të fikur këto zjarre kërkohet ndërhyrja nga ajri, vetëm kjo mund të jetë zgjidhje. Mamaj tregon dhe për vështërsitë që kanë pasur zjarrfikësit, punonjësit e zonave të mbrojtura por dhe prefektura për te shkuar në terren për të fikur zjarrin. 

“Sot për shkak të ndërhyrjes së forcave ajrore u bë e mundur që zjarret të vihen në kontroll. Kemi vetëm pjesën mbrapa këtu në Dukat fshat për të cilën shpresojmë që edhe pas ndërhyrjes së helikopterit të  mbyllet si zonë.

Në të gjithë qarkun e Vlorës kemi disa vatra të rrezikshme të cilat  do ti quaja si zona të vështira për tu trajtuar.  Zona e Tragjasë, kemi zonën e Kuçit ku edhe këtu ka pasur një kohëzgjatje të zjarreve. Shpresojmë që situatën ta vëmë nën kontroll. Në Karaburun është neutralizuar dhe është stabilizuar situata. Kjo vijë zjari që ndodhet pas nesh është një punë shumë e vogël që duhet të bëjë helikopteri për ta mbyllur.

Është terren shumë i thepisur dhe me bimësi. Na është dashur 6 orë për tu ngjitur në mal për të përballuar një pjesë të zjarrit që mund të shkaktonte acarim të situatës deri në kanalizim të zjarrit në drejtim të llogarasë. Zjarri është 800 m nga banesat. Për pak minuta do të ngrihet helikopteri dhe do ta sistemojmë dhe këtë zonë”, thotë Mamaj.

VIDEO/ Zjarri ne Karaburun dhe Tragjas


Lajmi kryesor:

Pas 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Për pak orë vendos nën kontroll disa nga vatrat më të mëdha! Ende asnjë përgjigje për vonesën dhe dëmet


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja