Për rreth nëntë ditë Vlora do të vuajë ndërprerjet e energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se do të ketë ndërprerje të energjisë nga data 21-30 qershor. Shkak për kufizimet janë bërë remontet e planifikuara për rikonstruksionin e linjës 35 kV Tec Vlorë - Uji Ftohtë, L30-31/2 Uji Ftohtë - Radhimë, dhe linjës L30-31/3 Radhimë – Orikum.
 
Punimet do të bëhen gjatë intervalit kohor 08:00-18:00  dhe do të jenë pa energji n/stacionet Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum.
 
Zonat që mbeten pa energji në Vlorë: Uji i Ftohtë, 10 Korriku, Pavarësia.
 
Gjithashtu edhe Radhima, Tragjasi, Dukati, Fshati Dukat, Llogara, Jonufri, Orikumi, Baza Ushtarake Pashaliman, Degëzimi Bishti i Kalldrëmit, Kaninë si dhe pjesërisht Qyteti, do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com