VLORË-  Loja me çifte e një 13 vjeçari i merr jetën shokut të tij vetëm 15 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në fshatin Selenicë të Vlorës kur dy fëmijët, F. A. 13 vjeç dhe shoku i tij 15 vjeç kishin shkuar në një  magazinë që përdorej për rritjen e pulave për t'ju hedhur ushqim.   

“Gjate kohës që kanë qenë brenda në pulari 13 vjeçari ka shkuar të marrë një armë zjarri gjahu teke e cila ndodhej ne aty brenda, i ka vendosur një fishek të cilin e kishte marrë me vehte dhe kanë filluar të luajnë me armën.
 
Gjate kohës që kane qene duke luajtur, arma është shkrehur në mënyrë të pavullnetshme duke goditur shtetasin E. M. i cili per pasoje ka gjetur vdekjen e menjëhershme.” Informon policia.

Mësohet se pularia ku ndodhi vrasja ishte në pronësi të xhaxhait të 13 vjeçarit dhe çiftja posedohej me leje nga ai.

*Në foto: Furgoni i policisë në fshatin Selenicë të Vlorës ku ndodhi ngjarja.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)