Shkak për këtë është bërë arrestimi i punonjësit të Postës në fshtrat e kësaj komune i cili akuzohet për vjedhje të pensioeve të moshuareve.
Nderkohe që i arrestuari pret vendimin e Gjykatës, banorët e fshatit Risili, Llakataund , Beshisht etj nuk kanë gëzuar pensionin e dhjetorit të vitit 2014.
![pensionistet vlore](http://www.shqiptarja.com/foto/206594.jpg)
Ndërkohë drejtori i Postës, Kreshnik Ziaj shprehet se së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Postave ka takuar këta banor dhe u ka premtuar atyre se pensioni do të jepet.
Por ai theksoi se të gjithë personat të cilët janë ankuar se nuk kanë marrë pensionin duhet të bëjnë një deklaratë noteriale, pasi ekziston mundësia që edhe disa të pretendojnë kot dhe mund të abuzojnë.
Ai shton se nëse nje prej banorëve gënjen dhe vërtetohet se ka marrë pensionet atëherëai do te ndiqet penalisht dhe do ti mabahet pensioni i muajit pasardhës.
![zyrtari per pensionistet vlore](http://www.shqiptarja.com/foto/206595.jpg)
Kreshnik Ziaj tha se punëtori i cili akuzohet për vjedhje vijon të jetë ende në proçes gjyqësor dhe ende nuk është shpallur fajësia apo pafajësia e tij.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)