Vlorë,1600 të sëmurë mendorë
Muça:S’japim garanci pasi dalin

Vlorë,1600 të sëmurë mendorë<br />Muça:S’japim garanci pasi dalin
Krimi makabër i kryer nga një person me probleme mendore një ditë më parë në palas të Vlorës ka vënë në lëvizje autoritetet që të tregojnë më tepër kujdes në trajtimin e kësaj kategorie personash.

Ndërkohë ish –shefi i komisariatit të  policisë së Vlorës, Agim Basha, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook dekalron se vetëm në Vlorë janë 1600 persona me probleme mendore, të cilët mund të shfaqin rrezikshmëri për shoqërinë.
 
“Shifra ishte befesuese , rreth 1600 persona kishin probleme me shëndetin mendor . Kishte dhe disa qindra që e mbanin të fshehtë. Dhjetra prej tyre ishin agresivë që për publikun dhe policinë do te thotë rrezik. Edhe pse identifikuam personat, adresat e banimet, vendosëm komunikim me familjarët duke i udhëzuar dhe aksesuar për çdo rast, kuptova pamundësinë e Policisë”, shkruan Basha.

Ndërkaq në një prononcim për mediat  Basha aktualisht Pedagog  në Akademinë e Sigurisë  thotë se policia ka kompetencat  e kufizuara për trajtimin e rasteve të tilla. 

Të gjitha rastet policia i trajton por kompetencat e  Policisë janë të kufizuara. policia në rastet kur këta  shfaqin probleme përsa i takon  sigurisë dhe rendit  ka të drejtë vetëm ti shoqërojë  vetëm në 10 orë ti izolojë në komisariatin e policisë  dhe më pas të merren strukturat e  specializuara", u shpreh Agim Basha. 

Po ashtu Agim Basha thotë se trajtimi i këtyre personave  nga institucionet e shëndetit mendor  është shumë burokratik  ndërsa janë me dhjetëra rastet kur ndërhyrja  e policisë ka parandaluar ngjarje të tilla.

 "Janë me dhjetëra rastet kur parandalohen vepra të ndryshme penale të cilat mund të kenë për autor këtë kategori personash", shprehet Basha. 

Nga ana tjetër përfaqësues të spitali psikiatrik të Elbasanit deklarojnë se institucionet spitalore pasi stabilizojnë gjendjen e pacientëve i rikthejnë sërish në familje, por nuk mund të japi garanci për veprimet e tyre.

"Në momentin që ne bëjmë daljen e pacientit  kur ai është i stabilizuar  nuk është se japim një fletë garancie për të  dhe për askënd tjetër. Ne themi gjendja e tij është e stabilizuar për momentin",shprehet Psikologia Adela Muça.

Më tej Muça shpjegon edhe procesin e trajtimit të pacientëve deri në daljen e tyre nga spitali.

Sipas të dhënave nga spitali psikiatrik i Elbasanit vetëm vitin e shkuar kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar afro 400 persona. Kapacitetet e këtij spitali janë 310 deri në 315 shtretër. 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!