VLORË- Dy persona në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në qendër të qytetit të Vlorës, duke krijuar panik tek qytetarët. Policia ka bërë të mundur vetëm arrestimin e Ergest Sina 24-vjeç dhe ka shpallur në kërkim E.Gj 31 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:40, të dy këta shtetas duke lëvizur me mjetin tip "Porsche-Cayenne" me targë: AA964HB, në lagjen "Pavarësia" kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë qendrës tregtare, në vendin e quajtur "Riviera", e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Blutë e Vlorës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe kapjen në flagrancë të Ergest Sinës (i cili pas testit të alkolit, rezultoi "pozitiv"- nën efektin e pijeve alkolike) dhe shpallën në kërkim shtetasin: E.Gj. (i cili u largua menjëherë duke përfituar nga errësira).
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- automjetin tip "Porsche Cayenne" me targë: AA964HB, (në pronësi të: Ergest Sina)
- një gëzhojë pistolete, model 54.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja)
/Shqiptarja.com