VLORE - Një tjetër ngjarje brenda ambienteve të shkollës vjen nga qyteti i Vlorës. Tre fëmijë të familjes Rustemi janë ngujuar në banesën e tyre dhe nuk shkojnë në shkollë. Shkak për këtë është bërë një sherr mes fëmijësh, i cili ka nisur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, sherr i cili ka vijuar edhe jashtë saj.
Djali 10-vjeçar L.Rustemi rrëfen për televizionin A1Report ngjarjen mes të miturve. 10-vjeçari shprehet se disa djem të shkollës e kanë keqtrajtuar e dhunuar dhe për këtë ai ka frikë të shkojë në shkollë. Në trup i shihen disa shenja të bëra me cigare, ndërsa djali tregon se nxënës të klasës së 9 e kanë dhunuar. Ai tha se për ngjarjen është ankuar te mësuesit dhe drejtuesit e shkollës.

Ndërsa babai 3 fëmijeve, Perparim Rustemi shprehet se shkollat janë të pasigurta dhe të rrezikshme për fëmijët. Ai apelon për më shumë siguri.
Sakaq, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, Adriana Sinanaj, thotë se konflikti nuk ka ndodhur në shkollë. Menjëhere pas ngjarjes, shprehet ajo, shkolla mori masa disiplinore ndaj nxënësve të përfshirë në konflikt.
Edhe policia e Vlorës reagoi për ngjarjen duke kontaktuar me nxënësit dhe familjarët e tyre. Por përsëri 3 fëmijët e familjes Rustemi nuk rikthehen në shkollë nëse nuk marrin mbrotje nga policia dhe shkolla.
Motivet e këtij konflikti kanë qenë banale, ndërsa mësohet se ndëhyrja e policisë ka neutralizuar konfliktin, por ende të rinjtë nuk kanë vendosur të rikthehen në shkollë. Polici i zonës sapo ka marrë informacionin ka thirrur në polici, 7 nxënësit e kësaj shkolle të klasës së 9-të, të cilët ishin grindur. Në policia kanë shkuar edhe prindërit e tyre, nëndrejtoresha e shkollës, mesuesja kujdestare dhe prindin e 2 vëllezërve. Gjatë takimit janë këshilluar fëmijët ndërsa po mbahen kontakte. Gjithashtu mësohet se, edhe shkolla ka ndëshkuar grupin e adoleshentëve që ka rrahur dy vëllezërit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO