VLORE - Sot mbushen 2 vjet nga vrasja makabër e tipit mafioz e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, megjithatë drejtësia nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e këtij krimi.

Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Skerdilaj Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, u ekzekutua në Vlorë me një atentat të tipit mafioz më 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë - Skelë.
 
Çështja kaloi menjëherë tek Krimet e Rënda në Tiranë e megjithatë shkaqet dhe autorët e krimit vijon të mbeten ende mister. Deri në ditët e sotme nuk ka pasur asnjë person në pranga si të dyshuar për vrasjen.

Një nga pistat kryesore për ekzekutimin e tij mbetet çështja e pronave familjare që vetë gjyqtari po ndiqte. Ndërkohë që vrasja në mënyrë demonstrative e Konomit tronditi mbarë opinionin publik.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)