Vlorë-Një 51 vjeçar në Vlorë ka plagosur mbrëmjen e sotme me thikë një 41 vjeçar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori.
Raportohet se autori, Abaz Rohani, është është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që Xhafer Kamberi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore”, informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
U zgjua vlora tani sa iku ermali hajde ta vesh me ne gjume
Përgjigju