VLORË - Mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor ka shënuar një aksident tragjik në Vlorë ku humbi jetën një këmbësor 60-vjeçar. Shyqyri Leli ishte duke lëvizur në vijat e bardha të këmbësorëve për të kaluar në krahun tjetër të rrugës, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 19-vjeçari Redon Poçaj.
Përplasja ka qenë e fortë, aq sa 60-vjeçari ka përfunduar rreth 50 metra larg vizave të bardha në mes të rrugës Transballkanike. Kjo tregon se shoferi i ri, i cili ka marrë lejen e drejtimit maksimumi prej 1 viti (
pasi 18 vjeç është mosha e lejuar për patentë) jo vetëm që nuk ka ndaluar për të kaluar këmbësori në vijat e bardha, por ka qenë me një shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit për në qytet.
Deshmitaret thone se ambulancës së Spitalit të Vlorës i janë dashur rreth 20 minuta për të ardhur në vendin e aksidentit...ku e vetmja gjë që kishte mbetur ishte vetëm mbulimi i trupit të pajetë të këmbësorit, pasi 60-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme nga përplasja e fuqishme. Të afërm të viktimës të cilët mbërritën menjëherë, por edhe qytetarë të rastësishëm në këtë pjesë të qytetit të Vlorës kanë parë për minuta të tëra trupin e gjakosur të të ndjerit në mes të rrugës. Por drejtoresha e Spitalit Rajonal te Vlores Bruna Mersini thote se njoftimi per aksidentin ka ardhur permes nje telefonate nga nje qytetar ne oren 12:55 dhe se sipas saj ambulanca ka qene e para qe ka mberritur, para policise dhe gazetareve.
Kepucet e kembesorit ne vijat e bardha dhe trupi i pajete ne mes te rruges i spostuar rreth 50 metra
Por jo vetëm kaq. Pas përplasjes tragjike 19-vjeçari është larguar pa ndaluar për t'i dhënë ndihmën e parë kembesorit te aksidentuar. I riu Poçaj ka reflektuar më tej dhe është vetëdorëzuar në policinë e qytetit bregdetar. Makina të cilën ai drejtonte është një Ford Focus me targa AA 452 GS.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.4%
-
Frikë se humbin
42.8%
-
Arsye të tjera
7.7%
Vota total: 983
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Arrestohet 47-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, u kap me 400 gramë kokainë
29 Mars, 11:27
-
VIDEO/ Bënte manovra të rrezikshme me makinën luksoze në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Ishte i droguar, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i pezullohet patenta
29 Mars, 11:26
-
Lufta/ Moska: Ne do t'i arrijmë të gjitha qëllimet! SHBA po luan me idenë e një gjykate kundër Rusisë
29 Mars, 11:23
-
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
29 Mars, 11:20
-
LIVE /Komisioni i Ligjeve mblidhet për diskutime për Avokatin e Popullit
29 Mars, 11:19
-
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
29 Mars, 11:10
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak
29 Mars, 11:09
-
Tabaku depoziton amendamentin me ndryshimet e ligjit: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029
29 Mars, 11:08
-
Breshëri dëmton prodhimin e pjeshkave në Lushnjë, fermerët: Duam dëmshpërblim nga shteti (VIDEO)
29 Mars, 11:00
-
‘Kam tentuar të vras veten’, Luizi shokon teksa rrëfen 4 sekrete brenda “Big Brother”: Kam flirtuar me mamin e shokut
29 Mars, 10:52
-
Fantastiku De Bruyne, Belgjika mposht Gjermaninë dhe thyen rekordin e vendasve (GOLAT)
29 Mars, 10:42
-
Kina: Ne jemi në kontakt me të gjitha palët, përfshirë edhe Ukrainën
29 Mars, 10:36