Vlorë/ Aksident i rëndë, motori përplas 2 këmbësore, njëra prej tyre e mitur! Së bashku me drejtuesin e mjetit përfundojnë në spital

VLORË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë . Një motor aksidenton dy kalimtare, njëra prej të cilave është e mitur 10 vjeçe.

Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtaret ishin duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja.

Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtareve.

Sakaq, të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe kalimtaret.  Ambulanca edhe pse me vonesë ka transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

'Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Tjetër aksident në Vlorë, motori përplaset nga makina në Lungomare! Drejtuesi i mjetit ndihmohet nga kalimtarë të rastit (VIDEO)

Tjetër aksident në Vlorë, motori përplaset nga makina në Lungomare! Drejtuesi i mjetit ndihmohet nga kalimtarë të rastit (VIDEO)