Vlorë, AKU kontrolle në Fast Food-e
Fokusi kryesor te ato afër shkollave

Vlorë, AKU kontrolle në Fast Food-e<br />Fokusi kryesor te ato afër shkollave
VLORE- Pas përfundimit të sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka vënë në fokus të punës së vet, Fast-Food-et, ato që kryesisht shërbejnë pranë shkollave. Inspektorët e AKU-së, përveç kontrolleve në restoranteve dhe në të gjitha njësitë e shërbimit që kanë në fokus të punës, kohët e fundit janë përqendruar tek dyqanet e ushqimit të shpejtë.

Ndërsa nën vëmendje janë më së shumti, ato që shërbejnë pranë institucioneve të arsimit.

Sajmir Haxhiu, kreu i AKU në Vlorë tha se “u bë një punë e mirë në periudhën e verës dhe aktualisht po punojmë për mbajtjen nën kontroll të subjekteve jo vetëm që tregtojnë ushqim të shpejtë, por edhe ato që kanë aktivitet dhe tregti më të gjerë”.

Sipas Haxhiut deri tani “janë kostatuar disa shkelje, madje 8 subjekte janë gjobitur në jug të vendit dhe dy të tjera, një në Sarandë dhe një në Livadhe të Himarës janë mbyllur si subjekte”.

Ushqimi që serviret nga Fast-Food-et, prej disa kohësh është vënë nën shënjestrën e kontrollorëve, pasi herë-herë kanë rezultuar probleme, që nga cilësia e mishit, vaji i përdorur dhe në tërësi higjena e tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet