VLORE - Plot 9.5 kuintal djathë që tregtoheshin jashtë kushteve higjieno-sanitare janë bllokuar në qytetin e Vlorës në dy fabrika të mëdha.
Aksioni i ndërmarrë nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Renato Banushaj ka qenë pikërisht kundër tregtimit të produkteve ushqimore dhe kryesisht bulmetorëve jashtë kushteve higjieno-sanitare.
Sipas Banushaj nuk do të ketë asnjë tolerim për ato subjekte të cilët tregtojnë produkte dhe rrezikojnë jetët e konsumatorit.
Kontrolli i ndërmarrë nga AKU në dy subjekte private në Vlorë, janë sekuestruar 6 kuintal djathë dhe 2.3 kuintal të tjera në një tjetër subjekt.
Drejtori i AKU në Vlorë, Banushaj thotë se aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme edhe kundrejt tregtimit të vezëve pa vula dhe jashtë kushteve.

(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com