2 shpërndarës droge janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe antidroga gjatë një operacioni të koduar "Aulona" në zonën e “Ujit të ftohtë”.
 
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative efektivët e policisë kanë mundur të vënë në pranga dy persona në kohën që do shkëmbenin 5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
 
Gjatë këtij operacioni janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Në pranga kanë rënë shtetasit Zia Telharaj 20 vjeç dhe Bruno Shehu 20 vjeç, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e heroinës.
 
droga vlore