VLORË - Një 47-vjeçar i dënuar në Itali është arrestuar nga ana e policisë së qytetit bregdetar të Vlorës me qëllim ekstradimin e tij në vendin fqinj. Operacioni për kapjen e 47-vjeçarit Agron Jakupi është finalizuar nga efektivat kundër Krimeve të Rënda në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se Gjykata e Leçes në Itali ka caktuar ndaj Jakupit masën e sigurisë "Arrest ne burg" për veprat penale "Pjesëmarrja në organizate kriminale", me tendencë trafikimin e lëndëve narkotike dhe "Emigracion i paligjshëm".
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com