Nga Seksioni për Kërkimin dhe Operacionet Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të shumëkërkuar Sazan Metush Arapi, vjec 37, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.
Arrestimi u krye sot rreth orës 15:00 në afërsi të vendit të quajtur “Kisha Ortodokse” pasi ndaj tij Prokuroria e Apelit në Bolonja ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar pas dënimit nga Gjykata Bolonjës me 14 vjet e 4 muaj burg këtë për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim ” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas këtij vendimi ky shtetas ka qënë bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit me iniciale B. M në qytetin e Rrexhio Emilia, Itali. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com