VLORE- Rreth 1 mijë rrënjë bimë narkotike, Canabis Sativa, janë asgjësuar nga policia e Vlorës në kuadër të një operacionit të gjerë anticanabis. Bimët narkotike ishin mbjellë në 7 parcela në fshatrat Vajzë, Kote dhe Lapardha, pjesë e zonës që njihet si lumi i Vlorës.
Sasia bimeve narkotike ishte mbjellë në pronë publike, ndërsa terreni i thyer malor e ka bërë edhe më të vështirë punën e policisë për identifikimin e parcelave të drogës.
Grupi i xhirimit të televizionit A1 Report ka shoqëruar efektivët e policisë në këtë aksion masiv antikanabis.
Pas evidentimit të parcelave të drogës ka nsiur puna për asgjesimin e bimëve të lëndëve narkotike.
Sasia bimëve të sekuestruara është djegur nga efektivët e forcave të policisë, ndërsa pamjet e fokusura nga kamera e televizionit A1 Report tregojnë momentin e asgjesimit të bimëve narkotike.
Ky aksion udhëhiqej nga drejtori i komisariatit të Vlorës Artur Selimi, i cili shprehet se aksionet anticanabis do të vijojnë edhe në zota e tjera ku do të evidentohen lëndë narkotike.
“Operacioni do të vazhdojë edhe më tej. Ne jemi të vendosur të shkojmë deri në fund, deri në zonat më të thella të gjithë territorit të Vlorës për të mos lejuar asnjë bimë kanabis sativa të ketë mundësi të vilet apo të ketë mundësi që të merret nga autorë të cilët i kanë mbjellë për ta trafikuar.” tha Artur Selimi
Ndërkohë deri më tani lidhur me këto aksione nuk ka asnjë të ndaluar, teksa është vetëm një persoan i proceduar penalisht pasi në tokën e tij gjet një prej parcelave të kanabisit.
(Pamje pa koment)
/Shqiptarja.com

FOTO