Policia e Vlorës ka arrestuar 8 persona për kultivim të 1000 rrënjëve kanabis sativa. Të arrestuarit janë Rajmond Selfaj, 33 vjeç, Saimir Hoxhallari, 36 vjeç, Taulant Kalaj, 26 vjeç, Dorian Rexhepaj, 30 vjeç, Geraldo Zeneli, 23 vjeç, Tahir Imaj, 47 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.
Pjesë e të arrestuarve janë gjithashtu Saimir Hoxhallari, 36 vjeç, Romarjo Ymeri, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Orizaj, Berat dhe Arben Hodaj, 51 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre ka ardhur pasi këta persona janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur "Përroi i vilave", në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën u gjetën të mbjella rreth 1000 rrënjë bimë të llojit kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie me zjarr.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar përreth zonës ku këta persona qëndronin, janë gjetur (të fshehura) dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri, 1 armë zjarri "Automatik model-56", 3 armë zjarri të tjera "Pushkë10, model-56" dhe 1 krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com