Policia e Vlorës ka asgjësuar 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
 
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të cilat ishin të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com