Policia e Vlorës ka asgjësuar 17.400 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, e cila ishte e mbjellur në 8 parcela në 3 fshatra të ndryshëm.

Sipas policisë, bimët narkotike u gjetën të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronar në fshatrat Vajzë, Orikum dhe Borsh, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com