VLORË- Forcat e policisë së Vlorës, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, ka zhvilluar sot një aksion në zona të thella të këtij rrethi, ku ka zbuluar dhe asgjësuar 1950 rrënjë kanabis sativa.

Aksioni i efektivave blu të Vlorës filloi që paraditen e sotme ku fillimisht u zbuluan dhe asgjësuan 450 bimë narkotike të llojit kanabis, të gjata 60-80 cm në zona të pyllëzuara në fshatin Dusharak.

Ndërkohë aksioni ka vijuar edhe gjatë ditës, në fshatrat Treblovë dhe Penkovë ku janë zbuluar dhe asgjësuar edhe 1500 rrënjë kanabis të tjera, po në zona të pyllëzuara.

Ndërkohë vijon puna nga ana e policisë për zbulimin e autorëve

VLORE, ZBULOHEN DHE ASGJESOHEN 1500 RRENJE KANABIS

Policia e Vlorës në bashkëpunim me dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, në kuadër të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike, kanë asgjësuar pasditen e sotme 1500 rrënjë kanabis sativa në fshatrat Treblovë dhe Penkovë të Vlorës.

Sipas policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar në këto fshatra, kanë arritur të zbulojnë 26 parcela të kultivuara me bimë narkotike në një zonë të pyllëzuara, si dhe buzë lumenjve.

Në këtë kuadër, forcat e policisë bënë të mundur asgjësimin e 1500 rrënjëve të kanabisit të zbuluara, ndërsa vijon puna për identifikimin e autorëve. Ndërkaq materialet ju referuan Prokurorisë për ndjekje të  mëtejshme penale për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sipas policisë kontrollet për zbulimin e bimëve të lëndëve narkotike do të vijojë edhe në ditët në vazhdim me synim monitorimin e plotë të të gjithë territorit.

droga e asgjesuar vlore
(Në foto: Momente duke asgjësuar rrënjët e bimës narkotike) Foto të tjera

VLORE, ASGJESOHEN 450 RRENJE KANABIS SATIVA

Efektivët e Komisariatit të policisë së Vlorës në kuadër të luftës kundër kultivimit të lendeve narkotike ka asgjësuar ditën e djeshme 450 rrënjë bimë narkotike kanabis. Lënda narkotike është gjetur në fshatin Dushkarak në vendin e quajtur Cerka, bima e kanabisit kishte arritur gjatësinë 60 – 80 cm.
 
Lënda narkotike ishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar me pemë të larta, që vështirësonte identifikimin e kanabisit nga ajri. Pas asgjësimit të lëndës narkotike blutë e qytetit bregdetar kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të kanabisit.

Bima narkotike e kanabisit kishte arritur gjatësinë 60 – 80 cm
 
vlore policia kanabis
(Në foto: Efektivet e policisë së Vlorës duke asgjësuar rrënjët e bimës narkotike) Foto të tjera
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)