VLORË – Vijon aksioni i policisë  i shtrirë në të gjithë vendin për eliminimin e bimëve narkotike të kultivuara në disa zona. Blutë e qytetit bregdetar kanë asgjësuar rreth 430 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 4 parcela të ndryshme.

Policia bën të ditur se parcelat me kanabis janë gjetur në fshatin Lapardha dhe sa ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimës narkotike.
Pas identifikimit të parcelave me kanabis, policia e Vlorës ka bërë asgjësimin e tyre me anë të djegies.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)