Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona si dhe ka gjetur dhe asgjësuar 7150 rrënjë kanabis sativa në 5 parcela.

Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se, janë kapur Caush Hoxha, 55 vjeç dhe Sulo Haxhiraj, 44 vjeç, pasi bimët narkotike ishin të mbjella në të dy anët e përroit pranë fshatit Drithash - Komuna Shushicë, ku lartësia e tyre varionte nga 10 cm deri në 60 cm, të cilave iu bë asgjësimi i tyre me anë të djegies.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar kundër kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Radhimë, pranë vendit të quajtur "Përroi i Katerisë" janë gjetur të mbjella edhe 150 rrënjë bimë narkotike të tjera, të cilat u asgjësuan me djegie.

Punonohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)