VLORE - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj zgjodhi Vlorën destinacionin e radhës për të sensibilizuar në nismën “Jo Duhanit”. Ministri Beqaj u shpreh se aksioni anti-duhan do të vazhdojë dhe ai është një prioritet i qeverisë. Në këtë çështje sipas Beqaj fokusi është zbatimi i ligjit anti-duhan.
“Lidhur me duhanpirjen ne po punojmë në tre drejtime kryesore. Sigurisht po e dekurajojmë me instrumenta fiskalë dhe kjo është arsyeja pse taksat me duhanin janë rritur dhe do vazhdojnë të rriten.” tha Beqaj
Në këtë aktivitet u bashkuan edhe dhjetëra qytetarë vlonjatë duke marshuar përgjatë bulevardit Vlorë Skelë të veshur me bluza dhe kapele me logon anti-duhan.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO