Vlorë/ Arrestohet hajduti i marketeve, 7 bastisje në 3 javë! Shqyente dyert me leva, e kapën kamerat e sigurisë (EMRI+VIDEO)

Vlorë- Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste të vjedhjeve të kryera në qytet gjatë dhjetorit 2024. Autori i dyshuar është një 29 vjeçar, banues në Vlorë. Erjon Baraj u arrestua në kuadër të operacionit "Shadoë"

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, informoi sot policia.

 Erjon Baraj akuzohet se është autori i bastisjeve të ndodhura nga 12 Dhjetori, deri më 29 Dhjetor 2024.

Kamerat e sigurisë filmuan 29 vjeçarin. Në një prej sulmeve ai shihet teksa i kamufluar me pelerinë me kapuç, e me levë në dorë, shqyen derën e marketit, hyn brenda dhe hap sirtarin e kasës, duke grabitur prej andej xhiron e subjektit.

Kurse në rastin e dytë tenton të hapë derën, por pa sukses, teksa herë pas here hedh vështrimin sa majtas djathtas për të parë nëse ka njerëz apo patrulla policie.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura tha policia vendore.

Supermarketet e vjedhura 
-Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;
-Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
-Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
-Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;
-Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;
-Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “vjedhja”.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Meloni fluturon për në SHBA për një takim me Trump në Mar-a-Lago, ja çfarë pritet të diskutohet

Meloni fluturon për në SHBA për një takim me Trump në Mar-a-Lago, ja çfarë pritet të diskutohet