VLORE - Gjuetia e paligjshme në ujërat e detit Jon dhe lumejtë e Vlorës vijon të jetë një problem shqetësues, teksa dëmet e këtij fenomeni janë të pallogaritshme.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, inspektorëst e peshkimit në qytetin e Vlorës kanë zbarkuar prej ditësh në terren, teksa në bashkëpunim me forcat e rendit kanë bllokuar rreth 26 mjete peshkimi që i përkisnin peshkatarëve që nuk kishin autorizim për të peshkuar, ndërsa një pjesë tjetër kishin probleme me mirëmbajtjen e mjetve lundruese.

Reshat Halilaj një nga inspektorët e peshkimit në qytetin bregdetar bën me dije bilancet e këtij aksioni si dhe për masat e ndërmarra për ndëshkimin e peshkatarëve.

"Ne kemi patur raste edhe të gjuetisë së paligjshme, kemi bërë bllokim deri në 14 varka për gjueti të paligjshme pa licensë dhe 12 anije me kuvertë janë bllokuar për mungesë lincense, të cilat vazhdojnë aktualisht të jenë të bllokuara me shkresë zyrtare nga ana jonë pranë Policisë Kufitare dhe pranë Kapitenerisë së Portit Vlorë. Nga kontrolli që kemi ushtruar në vijën bregdetare dhe brenda portit të peshkimit na ka rezultuar që këto varka nuk janë të regjistruara në regjistrin e peshkatarëve të Inspektoriatit të Peshkimit Vlorë."

Kundër gjuetisë së paligjshme në qytetin bregdetar u ngritën edhe vetë peshkatarët të cilët derdhin detyrimet e tyre në shtet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)