VLORË - Policia e Vlorës sekuestroi një sasi prej 200 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
 
Droga u kap në një furgon me targa AA 124 HS që drejtohej nga Leon Osmanaj, para se të imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.
 
Në furgon udhëtonin edhe dy pasagjerë, të cilët bashkë me drejtuesin e mjetit janë shoqëruar në polici.

Ndalimi u bë rreth orës ores 15:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Portual Vlorë gjatë kontrollit në vijën e parë të automjeteve që do të imbarkoheshin për në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

 Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve filloi procedimi penal për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


droga furgon me logo
(Në foto: Furgoni me targë AA 124 HS ku u gjet kanabisi sot në portin e Vlorës)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)