Vlorë, bllokues në goma autobusëve
nga Kosova, shoferët i heqin me leva

Katër autobusë me nxënës nga Kosova, të cilët vizituan qytetin e Vlorës, janë bllokuar për zënie të hapësirës së parkimit me pagesë. Siç dihet, parkingjet në qytetin bregdetar menaxhohen nga një kompani private dhe kanë qenë punonjësit e kësaj të fundit ata të cilët u kanë vendosur bllokues te gomat autobusëve. 

Në Vlorë ndodheshin rreth 15 autobusë me nxënës nga Kosova, ndërsa katër prejt tyre, pasi kanë shëtitur për rreth dy orë, kanë zënë parkingjet me pagesë.

Burime bëjnë me dije se shoferët i hoqën me mjete të forta metalike bllokuesit e gomave dhe deklaruan se askush nga punonjësit nuk i kishte informuar se aty parkohej më pagesë. 

"Kur u kthyem, pamë që na ishin bllokuar gomat. Pritëm për rreth dy orë dhe vendosëm t'i hiqnim vetë", u shpreh një prej shoferëve të autobusëve. 

Drejtuesit e automjeteve nuk kanë paguar asgjë, duke deklaru se nuk ishin në djeni. Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka shmangur edhe një konflikt të mundshëm mes drejtuesve të automjeteve dhe përfaqësuesve të kompanisë që menaxhon parkingjet në qytetin e Vlorës. 

autobus polici
vlore
(Autobusët e bllokuar në Vlorë)

policia vlore
(Policia ndërhyn për të shmangur përplasjen)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre