Dy kunata kanë nisur një konfikt me njëra tjetërën i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" mesidtën e kësaj të shtune. Teksa Anila Sejdi dhe Rajmonda Ademi, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën (duke u goditur me grushta),ka ndërhyrë bashkëshorti i Raimondës dhe vëllai i Anilës i cili ka nisur të godasë të shoqen në bashkepunim me të motrën.
 
Raimonda 37 vjeç ka marrë disa plagë në trup , ndërkohë që policia ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 51-vjeçarit Alfred Sejdi, otrën e tij Anila Sejdin 47 vjeç dhe Raimondën.
 
 Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta për shkak të problemeve të vazhdueshme familjare dhe mosmarrëveshjeve që kishin anëtarët e kësaj familjeje midis njëri-tjetrit.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)