TIRANE- Divorci sjell përgjakje në një familje në Vlorë. Bashkëshorti Dritan Isufi, 44 vjeç, ka qëlluar dy herë me kaçavidë bashkëshorten e tij 32-vjeçare me inicialet E. I., për arsye xhelozie. Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë pasdites së të dielës në qytetin bregdetar. Sipas burimeve të policisë bregdetare, çifti Isufi mësohet se ishte në proces divorci, çka mësohet se ka qenë arsyeja që burri ka qëlluar me kaçavidë gruan e tij. Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë arrestimin e autorit, ndërsa gruaja e plagosur rëndë është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se 32-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çifti ka dy fëmijë, ndërsa gjatë kohëve të fundit marrëdhënia mes tyre kishte ardhur duke u “ftohur”, për shkak të xhelozisë së bashkëshortit. Po nga të njëjtat burime, mësohet se “lufta”, mes çiftit ishte hapur edhe për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre të mitur por dhe përshpejtimi i divorcit. Gjithçka mësohet se ka nisur kur bashkëshorti 44-vjeçar ka tentuar të flasë me bashkëshorten e tij, për të marrë kujdestarinë e fëmijëve nga gjykata. Por, 32-vjeçarja, sipas burimeve të policisë, e ka kundërshtuar me ashpërsi këtë propozim të bashkëshortit të saj.
Policia thotë se ngjarja fillimisht është shënuar me debate mes çiftit, ndërsa më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta, kaçavidës. Mësohet se çifti në fjalë ka qenë dhe herë të tjera në komisariat për dhunë me njëri-tjetrin. Madje, policia thotë se bashkëshortët kanë bërë disa herë kallëzime për njëri-tjetrin, përsa i përket dhunës.
Dëshmia e burrit
Bashkëshorti Dritan Isufi, është arrestuar menjëherë pas plagosjes së bashkëshortes së tij me kaçavidë, ndërsa ka dhënë edhe shpjegimet e tij në polici lidhur me ngjarjen. Ai mësohet të jetë shprehur se ka qenë përshpejtimi i divorcit me bashkëshorten e tij, që e ka shtyrë atë të godasë gruan me armë të ftohtë. “Ishim duke debatuar fillimisht për çështjen e përshpejtimit të divorcit në Gjykatën e Fierit dhe kujdestarisë së fëmijëve tanë. Unë po i kërkoja që fëmijët t’i mbaja unë dhe që mos të bëhej pengesë për përshpejtimin e divorcit.
Nuk doja ta qëlloja me kaçavidë, por në një moment nuk e përmbajtja dot veten dhe situata më doli nga kontrolli”, mësohet të jetë shprehur 44-vjeçari gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar në ngarkim të shtetasit Dritan Isufit kanë ngritur akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se çifti Isufi njihej për skena dhune në familje, pasi rezultojnë kallëzime për dhunë për të dy bashkëshortët, si dhe këto kallëzime të bëra nga vetë ata. Lidhur me rastin e dhunës në fjalë, ku mbeti e plagosur me kaçavidë 32-vjeçarja, policia bën me dije se vijojnë ende hetimet për të bërë dokumentimin e plotë të saj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com