Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, nis hetimi për dy persona

Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, nis hetimi për dy persona

Sipërfaqja e djegur në Vlorë

VLORË - Dy persona dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe ullinj në fshatrat Delisuf dhe Gjorm.

Ata u identifikuan nga policia si A.L. dhe Sh.L., ndaj të cilëve ka nisur hetimi në gjendje të lirë. A.L., dyshohet se në Delisuf ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke që e kishte marrë me qira, duke rrezikuar edhe parcelat në afërsi, në pronësi të personave të tjerë.

Ndërsa Sh.L., dyshohet se gjatë ditës së djeshme ndezi zjarr për të pastruar oborrin e banesës së tij në Gjorm dhe flakët dogjën një sipërfaqe me bimësi dhe ullinj në pronësi të një personi tjetër.

Dy personat po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’.

'Shtetasi A. L. dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Delisuf, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, që e kishte marrë me qira, duke rrezikuar edhe parcelat në afërsi, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Shtetasi Sh. L. dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Gjorm, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e oborrit të banesës së tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daniel: 29/07/2024 16:18

    Zjarrvënesit i kapin sa hap e mbyll sytë ose me symbyllur policia. Kur vjen puna tek shpërthyesvënesit e killerat me pagesë, bossat e drogës, dhe politikanët e korruptuar nuk i kapin dot të gjithë jashtë shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit