Vlorë/ Drejt përfundimit punimet për parkimin e ri të Manastirit të Zvërnecit, 120 vende për mjete dhe autobusë! Rama: Do lehtësojë qarkullimin, i domosdoshëm (VIDEO)

Vlorë- Projekti për parkimin e ri në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë ka hyrë në fazën finale dhe është drejt përfundimit të punimeve.

Të paktën 120 vende parkimi për automjete dhe hapësira për autobusë, në një nga zonat më të frekuentuara të Shqipërisë nga turistët.

Gjithashtu edhe gjelbërim, pemë dhe ndriçim modern, ku nuk mungojnë as hapësirat e pushimit.

Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar këtë me një postim në rrjetin social Facebook, ku thekson gjithashtu se ky investim i domosdoshëm “do lehtësojë qarkullimin dhe do ofrojë më shumë rehati për vizitorët dhe turistët”.

Postimi i Edi Ramës:

“Drejt përfundimit punimet për parkimin e ri në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë, ku projekti ka hyrë në fazën finale, duke siguruar 120 vende parkimi për automjete dhe hapësira të dedikuara për autobusët, për t’i kthyer kështu dinjitetin një zone shumë të frekuentuar nga turistët.

Bashkë me gjelbërimin dhe pemët selvi, ndriçimin modern dhe hapësirat e pushimit, parkimi është një investim i domosdoshëm që do të lehtësojë qarkullimin dhe do të ofrojë më shumë rehati për të gjithë vizitorët e trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore të Manastirit të Zvërnecit”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë