Virusi "Gjuha e blu" ka shtrirë hartën e prekshmërisë në qytetin e Vlorës. Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i Drejtori i Bujqësisë dhe Ushqimit, Beqir Kashuri ku sipas tij deri më tani janë prekur mbi 300 bagëti të imta në gjithë qarkun, ku 96 prej tyre kanë ngordhur.

Sipas drejtorit Kashuri vendet në të cilat kjo sëmundje ka gjetur vend janë pikërisht në fshat me terren më të thyer malor si në, Vajzë, Kote, Dukat fshat. Sipas tij po punohet që të merren masat sa më shpejt.

Drejtori i Bujqësisë në Vlorë ka theksuar se për të gjithë ata fermerë që do të ndjekin hapat e parashtruar nga ministria për bagëtitë e prekura nga gjuha blu që të theren dhe më pas të groposen do të kompensohen nga Ministria. 

Dibër, shfaqen rastet e para me “Gjuhën blu”
Fermerët në Qarkun e Dibrës lajmërojnë për prezencë e të sëmundjes së gjuhës blu.

Pas marrjes së njoftimit nga fermerët është vënë në lëvizje Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Dibër duke bërë të mundur asgjësimin në kohë jo vetëm të bagëtive të prekura, por edhe sensibilizimin e fermerëve për të parandaluar në kohë. Inspektorati i qarkut ka dalë në terren duke marrë mostra për analiza të cilat janë dërguar në Tiranë.

Sipas kësaj drejtorie fermerët janë njoftuar për çdo sinjalizim të sëmundjes të vënë në dijeni institucionin përkatës, për të parandaluar përhapjen e saj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)