Përfshija në rrjetin e trafikut drogës në Spanjë është pista ku policia e Vlorës ka përqëndruar punën për zbardhjen e vrasjes së Andrea Billës
36-vjeçari që ndryshe njihej edhe me emrin, Agim Meli, u ekzekutuau mbremjen e së mërkurrës pranë shtëpisë së tij në Vlorë rezulton person pa precedent penale ne Shqiperi.
Ai jetonte në Spanje prej vitesh, teksa burime informacioni jo zyrtare pranë policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka dyshime që ai ishtë I përfshirë atje në trafikun e drogës.
Policia ka shoqëruar 9 persona lidhur me këtë ngjarje,teksa shumica prej tyre nën cilësinë e dëshmitarit.
36-vjecari, Andrea Billa kishte ardhur në Shqiperi për festat e fundvitit, ndërsa rezulton se udhëtimet e tij mes Shqiperisë dhe Spanjës ishin të shumta.
Viktima Andrea Billa Policia e Vlorës ka kërkuar ndihmën e homologëvë spanjollë për të hedhur me shumë drite për këtë ngjarje. Andrea Billa u ekzekutua në lagjen Rilindja, teksa u qëllua katër herë me pistolete. Ndërkohe mister mbeten autorët e këtij atentati.
Në Shqipëri 36-vjeçari Billa, nuk ka asnjë rekord kriminal. Nga të dhënat e marra në sistemin TIMS, rezulton se ai ka lëvizur më së shumti drejt Greqisë dhe Spanjës. Gjithashtu, policia dyshon se ai është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Rreth 10 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
(Trupi i viktimës)Ekspertiza Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se 36-vjeçari baba i tre fëmijëve, është vrarë me 4 plumba. Dy prej tyre e kanë kapur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas hetuesve të çështjes, vrasësi e ka qëlluar nga një distancë të afërt 36-vjeçarin që po hipte në makinë, poshtë shtëpisë së tij në lagjen “Rilindja” të Vlorës. Të shtënat janë dëgjuar nga fqinjë të viktimës, të cilët kanë lajmeruar policinë sapo kanë parë trupin e pajetë në trotuar.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35