Humbet jetën elektricisti Pëllumb Bajramaj 59 vjeç pas kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur në nënstacionin e Radhimës aty ku prej disa ditësh po punohet për vendosjen e linjës 35 kv.
59 vjeçari po mblidhte materialet e fundit, pasi sapo kishte mbaruar punën për ditën e sotme në këtë nënstacion, ndërsa një nga telat ishte lidhur me linjën e tensionit të lartë ( ai se ka vënë re) çka solli edhe goditjen nga rryma e lartë të elektricistit, duke humbur dhe jetën në vend.
Në vend ngjarje ka mbërritur dhe policia që ka nisur hetimet, dhe nxjerrë shkaqet e humbjes së jetës së elektricistit.
Shkaqet e vdekjes janë pikërisht kontakti me linjën e tensionit të lartë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com