/ATSH- I. Vata/-Në Gjirit e Vlorës u zhvillua stërvitja e përbashkët e përvitshme e Forcës Detare, e koduar "Imponimi '14", qe zhvillohet me Forcën Ajrore dhe Batalionin Special.
Stërvitjen "Imponimi - 2015" e ndoqi nga zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koci, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, zv.komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Muhamet Bucpapa etj.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku jepen detaje të stërvitjes.
"Në stërvitje morën pjesë katër anije, dy gomone të vogla dhe një grup bordingu të Forcave Detare, dy helikopterë, Cougar dhe BO-105 të Forcave Ajrore, si dhe një grup special prej 12 vetash nga Batalioni i Forcave Speciale", thuhet ne njoftimin zyrtar.
Në vijim, shpjegohet skenari taktik i stërvitjes ku thuhet se "Stërvitja ishte organizuar në bazë të dy skenarëve. Në skenarin e parë nga Grupi i Bordimit në bashkëpunim me grupin e forcave speciale dhe mbështetjen nga ajri u bë ndalimi, bllokimi dhe kryerja e bordimit jo-konsensual i anijes, e cila kryente veprime të paligjshme, ndërsa në skenarin e dytë u përpunuan veprime të përbashkëta midis forcave dhe mjeteve pjesëmarrëse në stërvitje, u bë bllokimi i anijes së rrëmbyer nga grupet terroriste, ku u realizua hedhja e trupave speciale nga ajri, sigurimi i anijes dhe kryerja e bordimit dhe kontrolli fizik i anije nga grupi i bordimit dhe forcat speciale".
"Në përfundim të skenarëve anijet dhe helikopterët kalojnë në revistë dhe u përshëndeten nga gjithë të pranishmit", bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Forcave të Armatosuara.