Vlorë, festohet festa e Shën Mërisë
Leli: Do ndërtojmë urën e rrëzua

Vlorë, festohet festa e Shën Mërisë<br />Leli: Do ndërtojmë urën e rrëzua
Dita e shënuar e Shën Mërisë e cila përkon në 15 gusht dhe festohet nga besimtarët ortodoks në manastirin e ishullit të Zvërnecit, këtë vit është kthyer në traditën e banorëve të kësaj zone.

Bashkia e Vlorës dhe banorët në mungesë të urës e cila prej kohësh është e rrënuar, në dispozicion të besimtarëve dhe turistëve ka vënë gjashtë lundra për të festuar festën.

Prifti i Kishës së Shën Mërisë At Papa Jani ka uruar besimtarët ortodoksë.

Ndërkohë kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli tha do të bëhet e mundur ndërtimi i urës, pasi më herët tenderi ka dështuar 3 herë.

Rikthim në atë që ka qenë zakoni i vjetër ose mënyra e vjetër e transportit nga njëri breg në drejtim të ishullit. Meqenëse procedurat në tre radhë me radhë kanë dështuar, në bashkëpunim me kishën ortodokse që është vetëofruar, mendojmë se së bashku do të bëjmë më shumë për këtë çështje’ tha ai.


Festa e Shën Mërisë është festa e dytë më e madhe pas pashkëve për besimtarët Ortodoksë dhe festohet çdo 15 Gusht.

festa e shen merise
festa e shen merise
festa e shen merise
festa e shen merise

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal