Vlorë/ Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon prej 3 ditësh në flakë! Qyteti ende nën tymin toksik! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut

VLORË- Rrugët e qytetit të Vlorës janë të mbuluara nga tymi toksik edhe këtë të shtunë. Prej tre ditësh vazhdon të digjet vendgrumbullimi i mbetjeve urbane që gjendet në periferi të qytetit.

Sot flakët janë vënë nën kontroll por plehrat digjen në brendësi dhe shkaktojnë tym dhe aromë të rëndë.

Kjo ngjarja e rëndë nuk ka ende autor, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Erma Dredha një ditë më parë tha se flaka është vendosur nga dora e njerit, ndaj i bëri thirrje policisë të gjejë autorin.

“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë. Prokuroria e Policia të na ndihmojë të gjejmë autorin”, tha Dredha.

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë nuk plotëson asnjë standard. Nga ana tjetër, landfilli i Sherishtës, ndërtuar nga kompania e inceneratorëve, nën hetim nga SPAK, ende nuk është vendosur në funksion edhe pse zyrtarë lokalë patën deklaruar, muaj më parë, se “është shkëputur kontrata me subjektin privat dhe Sherishta ka kaluar në pronësi të bashkisë”.

E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 27/07/2024 15:36

    Ku jane shoqatat ambientaliste qe hane leket tona?Pse nuk denoncojne kancerin e perhapur nga Ermal Dredha?Karma

    Përgjigju
  • bani: 27/07/2024 14:59

    VLORA TURISTIKE ME EDI RAMEN...PA INCENERATORE NUK KA TURIZEM O KRYEMINISTER HAJDUT....

    Përgjigju
  • Lura: 27/07/2024 14:10

    Si tallet Ermali me popullin.I lumte.Ti rroje Gramozi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore