Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon prej 3 ditësh në flakë! Qyteti ende nën tymin toksik (VIDEO)

VLORË- Rrugët e qytetit të Vlorës janë të mbuluara nga tymi toksik edhe këtë të shtunë. Prej tre ditësh vazhdon të digjet vendgrumbullimi i mbetjeve urbane që gjendet në periferi të qytetit.

Sot flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa mësohet se zjarri është lokalizuar vetëm në një vatër në qendër të fushës. Forcat zjarrfikëse ende po punojnë për shuarjen e vatrës së fundit, por plehrat digjen në brendësi dhe shkaktojnë tym dhe aromë të rëndë.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, disa qytetarë protestuan sot Bashkisë së Vlorës me disa panakarta me mbishkrimet: ‘Jo djegies, Duam Vlorën e pastër, Duam Turizëm jo torturizëm’.

Kjo ngjarje e rëndë nuk ka ende autor, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Erma Dredha një ditë më parë tha se flaka është vendosur nga dora e njerit, ndaj i bëri thirrje policisë të gjejë autorin.

“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë. Prokuroria e Policia të na ndihmojë të gjejmë autorin”, tha Dredha.

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë nuk plotëson asnjë standard. Nga ana tjetër, landfilli i Sherishtës, ndërtuar nga kompania e inceneratorëve, nën hetim nga SPAK, ende nuk është vendosur në funksion edhe pse zyrtarë lokalë patën deklaruar, muaj më parë, se “është shkëputur kontrata me subjektin privat dhe Sherishta ka kaluar në pronësi të bashkisë”.

E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm

 Prej tre ditësh, në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon zjarri, ndërsa tymi toksik ka mbuluar qytetin. Nisur nga kjo situatë e krijuar në Vlorë, ndërsa turizmi është në kulm, disa qytetarë kanë zgjedhur që të protestojnë para Bashkisë së Vlorës.

Duket se këta të fundit kane zgjedh një protestë ne heshtje duke vendosur pankarta para bashkisë. ‘Jo djegies, Duam Vlorën e pastër, Duam Turizëm jo torturizëm’, ishin disa nga pankartat e vendosura para Bashkisë Vlorë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erdha pash ika...Shqiperi te kam...: 28/07/2024 09:23

    Vlonjatet ne rresht votojne keta muter ,vlora historikisht ka qen e mallkuar per nje kr bashkie te denje. Vlora = Kandahar.

    Përgjigju
  • Po mër po: 28/07/2024 08:27

    Turizmi sjell të ardhura por ju sjell dhe kosto dmth më shumë plehra. Dje kishit më pak, sot me turizmin që propagandohet nga qeveria plehrat do 20 fishohen. Djegja e tyre në ambjentet të hapur ka kosto financiare me të ulët dhe fitim më të lartë për personat e implikuar.

    Përgjigju
  • Meno ickuri: 28/07/2024 06:29

    Made in rrupmpallistan

    Përgjigju
  • Lindi: 27/07/2024 22:55

    Nëse ka një radhë punësh, pastrimi i mbetjeve është e para. Nuk mjafton hiq kazanët e plehrave nga lagja dhe çoji dy kilometra më tutje. Ta kuptojnë vlonjatët se turizëm nuk është vetëm ndërtim hotelesh po tërësia e gjërave, plehrat, rëra, gatimi, shërbimi, mikpritja etj se parja nuk fitohet kollaj. E gëzofshi kryetarin se kështu i keni pas dhe të mëparshmit, kanë parë xhepat e tyre. Prandaj Jeni aty Ku Jeni.

    Përgjigju
  • Lili: 27/07/2024 15:36

    Ku jane shoqatat ambientaliste qe hane leket tona?Pse nuk denoncojne kancerin e perhapur nga Ermal Dredha?Karma

    Përgjigju
  • bani: 27/07/2024 14:59

    VLORA TURISTIKE ME EDI RAMEN...PA INCENERATORE NUK KA TURIZEM O KRYEMINISTER HAJDUT....

    Përgjigju
  • Lura: 27/07/2024 14:10

    Si tallet Ermali me popullin.I lumte.Ti rroje Gramozi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë 3 shenjat më ziliqare të horoskopit

Cilat janë 3 shenjat më ziliqare të horoskopit