Korçë/ Ishin në proces divorci, burri lyen me benzinë gruan e i vë flakën dhe më pas arratiset! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta, niset drejt QSUT

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës së sotme rreth orës 16:30 (31 gusht). Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci dhe jetonin të ndarë.

31 vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi. Ish-bashkëshorti e ka ndaluar pak metër larg shtëpisë, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën. Pasi ka kryer aktin e rëndë është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

31-vjeçarja ka pësuar djegie të shumta në trup dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës, është nisur për mjekim më të specializuar repartin e Shërbimit të Djegies në QSUT.

'Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë,  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë),  shtetasen M. T., 31 vjeçe. Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.'- njofton policia.

Mësohet se 31 vjeçarja jetonte pas divorcit me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Leu gruan me benzinë dhe i vuri flakën, shkak dyshohet xhelozia! 31-vjeçarja ishte me urdhër mbrojtje

1725119736_bledartrendafilimelisatrendafili.jpg

Një grua pësoi djegie të shumta pasi bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Bledar Trëndafili e leu me benzinë dhe më pas i vuri flakën në banesën e tyre në Korçë.

31 vjeçarja Melisa Trëndafili ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, kur ish-bashkëshorti e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë në këmbë në momentin që ka djegur ish bashkëshorten, ndërsa është larguar me vrap pasi i ka vënë flakën.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci.

Mësohet se 31 vjeçarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje. Pritet që dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve, të zbardhin më tej nëse ka patur kërcënime apo përndjekje të tjera nga ish bashkëshorti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 31/08/2024 18:01

    Burgun per nja 20 vjet pak e ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ 7 persona e kërcënuan në shtëpi, Armand Duka shfaqet i buzëqeshur në 'Niko Dovana'! Ndjek Teuta - Partizani

FOTO/ 7 persona e kërcënuan në shtëpi, Armand Duka shfaqet i buzëqeshur në 'Niko Dovana'! Ndjek Teuta - Partizani