Vlorë-Pasditen e sotme është gjetur i mbytur në fshatin Verbal në Selenicë në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës një 60-vjeçar. Ai është Qerem Curri, banues në fshatin Matogjin, punonjës i mirëmbajtjes së kanalit të Lepenicës.
/Shqiptarja.com
Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë mbytur aksidentalisht duke pastruar kanalin. Megjithatë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së 60-vjeçarit Curri.
d.b/shqiptarja.com









