VLORE – Trupi i pajetë i një 25 vjeçari u gjet sot në mëngjes në anë të lumit Drithash në Llakatund.
Policia e Vlorës njofton se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.L rreth 25 vjeç, ndërsa bën të ditur se ende nuk dihen motivet e vdekjes.
Dyshimet e para të policisë ngrenë pista se 25 vjeçari mund të jetë vrarë me plumb në kokë, ndërsa mendohet se i riu të ketë vdekur gjatë mbrëmjes ose orëve të para të mëngjesit.
Policia ka shoqëruar tre persona si të dyshuar për ngjarjen e ndodhur. Personat janë banorë të zonës ku është gjetur kufoma buzë lumit.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar shkaqet reale të situatës.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com