VLORE- Kalimtarë të rastit gjetën mesditën e së shtunës, trupin e pa jetë të një 55-vjeçari, ende të paidentifikuar, që dyshohet të jetë mbytur në det në rrethana të pasqaruara.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur për ATSH-në se, kufoma që u gjet në bregdetin e Ujit të Ftohtë, nuk ka shenja dhune, por pavarësisht kësaj, po punohet për saktësimin e rrethanave të mbytjes. Paralelisht me këtë, po hetohet edhe për përcaktimin e identitetit të personit./ATSh/